Vendi në karantinë pas 20:30, durrsakët i binden orës policore, policia ngre postblloqe në disa pika të qytetit
Aktualitet E Enjte, 24 Dhjetor 2020 22:10
Teksa në vend sot kanë hyrë masat e reja anti-covid, qytetarët durrsak kanë respektuar orën policore dhe janë futur në banesa.
Mësohet se policia ka ngritur postblloqe në disa pika të qytetit, ndërsa nga konstatimet, të rralla kanë qenë lëvizjet pas orës 20:30.
Gazetarja Klodjana Haxhiaj ka siguruar për “BalkanWeb” pamje nga patrullimi i policisë, ku shihet se si bëhet verifikimi i mjeteve që kanë dalë në rrugë pas orës 20:30.