Vendi pa berberë, i kërkon Gjermania. Ja paga
Nëse për Shqipërinë e viteve të vështira, ëndërra Amerikane ishte e madhe, sot për rininë Shqiptare është ajo Gjermane.
Mijëra infermierë dhe qindra mjekë tashmë profesionin e tyre e ushtrojnë në Gjermani. Duket se pas bluzave të bardha, radhën për të shkuar në këtë shtet e kanë berberët. Shumë të rinj i janë drejtuar qendrave berberhane për të marrë këtë profesion e më pas për të shkuar drejt shtetit gjerman.
22-vjeçari Flogert Bami tregon: “Kam filluar kursin e berberit prej 5 muajsh. Kam edhe një muaj që të përfundoj kursin e plotë. Unë të ardhmen time e shoh në Gjermani, pasi shumë nga shokët e mi këtë kurs e ndjekin atje. Edhe unë e shoh si mundësi të mirë për të punuar atje. Pasi të mbaroj kursin e berberit, do të shkoj të mësoj gjuhën gjermane, kështu edhe ambasada mund të më lidhë një kontratë pune”.
“Kam shumë shokë dhe ata më kanë rekomanduar që të mbaroj kursin dhe të shkoj në Gjermani. Paga varion nga 1000-1500 euro, varet nga salloni ku punon dhe qyteti”, shton i riu.
Më të kërkuarit në Gjermani janë infermierët, por edhe hidraulikët, elektricistët, specialistët e mirëmbajtjes, largimi i të cilëve po ndjehet, por së shpejti do nisin të mungojnë edhe berberët.
KOHA JONË SONDAZH

