”Vendi rrezikon paralizën”, Krasniqi: Duhet kompromis PS-PD për ndryshimin e Kushtetutës

“Kushtetuta duhet ndryshuar, pasi vendi rrezikon të shkojë në paralizë, nëse nuk ka një korrektim kushtetues, por kjo nuk arrihet pa një kompromis të madh politik”. Analisti Afrim Krasniqi, thotë se bashkëpunimi politik nuk lidhet me drejtësinë, por me çështje të tjera politike.

“Bashkëpunimi politik nuk lidhet me drejtësinë por më çështje të tjera si zgjedhja e presidentit, reforma territoriale, reforma zgjedhore dhe reforma që janë agjendë e parlamentit. Asnjë palë nuk e ndryshon kushtetutën nëse nuk ka kompromis të madh politik. Kushtetuta duhet ndryshuar. Mazhoranca është detyruar të pranojë që norma aktuale kushtetuese nuk është funksionale dhe vendi rrezikon të shkojnë në paralizë, nëse nuk ka një korrektim kushtetues”,-tha për ”A2cnn”.

Për të para se të nisë dialogu politik, që duhet të jetë serioz dhe të mos jetë peng i interesave të tjera të mazhorancës dhe opozitës, duhet të kryhen disa procese që nga; miratimi i hartës gjyqësore, EURALIUS të japë informacion për pikëpamjet dhe rrugëzgjidhjet për reformën në drejtësi, si dhe parlamenti të marrë në analizë e të bëjë seanca dëgjimore.

SHKARKO APP