Vendi vakant për Gjykatën Kushtetuese, përcaktohen relatorët dhe këshilltarët

Anila Leka u zgjodh relatore dhe Besmir Rrapaj e Edlira Llango këshilltarë për të kryer procesin e verifikimit, vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes së kandidatëve për vendin vakant të shpallur nga Gjykata e Lartë për ish-gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese, Gani Dizdari.

Mbledhja e sotme e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi u drejtua nga zv/kryetarja e KED Marsida Xhaferllari, pasi kryetari Sokol Binaj mungonte për arsye shëndetësore.

Ky short u zhvillua në mënyrë manuale për shkak të pamundësisë teknike të zhvillimit të tij në mënyrë elektronike. Zv/kryetarja e KED, pasi u këshillua me anëtarët e këshillit dhe duke mbajtur në konsideratë numrin 7 të kandidaturave vlerësoi të caktoheshin me short dy këshilltarë ligjorë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?