VENDIM/ Pagesë për pjesëmarrjen në kurse profesionale, paguhet edhe transporti

Premtimi i kryeministrit se do të ketë pagesa për të gjithë të papunët që pranojnë të marrin pjesë në kurset profesionale, është konkretizuar në vendim qeverie.

Sipas vendimit, ata që marrin pjesë në kurset e formimit profesional, do të përfitojnë masën e 50% të së ardhurës nga papunësia, me kusht që ata të mos përfitojnë gjatë kësaj periudhe ndihmën ekonomike ose pagesën e papunësisë.

“Pagesa jepet për ndjekjen vetëm të një kursi, gjatë gjithë kohëzgjatjes së tij. Punëkërkuesit e papunë, sipas pikës 1, përfitojnë një herë të vetme nga ky program”, thuhet në dy pika të vendimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për të zbatuar këtë plan, në zyrën e punësimit do të ngrihet komisioni i vlerësimit, i përbërë nga, të paktën, tre persona, i cili vlerëson rast pas rasti punëkërkuesit të cilët do të marrin këtë pagesë, sipas kritereve të përcaktuara në rregulloren përkatëse.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për të përfituar këtë pagesë, institucioni ofrues i kursit do të duhet të dërgojë një konfirmim për pjesëmarrjen e rregullt në programin e formimit profesional.

Pikat e tjera të vendimit: 

6. Drejtoritë rajonale të Shërbimit Kombëtar të Punësimit informojnë çdo muaj drejtoritë rajonale të shërbimit social shtetëror për personat që kanë përfituar nga programet e formimit profesional, shoqëruar me listën emërore dhe programin, nga i cili kanë përfituar.

7. Në rastet kur vendbanimi i punëkërkuesit të papunë është mbi 2 km larg institucionit ofrues të kursit të formimit profesional, zyra e punësimit paguan një kosto mujore transporti, në masën e përcaktuar në kuadrin ligjor për tarifat e transportit të udhëtarëve.

8. Financimi i këtij programi mbulohet nga fondet vjetore të buxhetit të shtetit, zëri “Nxitja e punësimit”, miratuar për Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë.

9. Shërbimi Kombëtar i Punësimit monitoron ecurinë e programit dhe përgatit raporte vjetore, brenda datës 31 mars të vitit pasardhës, të cilat ia paraqet strukturës së ndihmës shtetërore në ministrinë përgjegjëse.

10. Programi të fillojë të zbatohet gjatë vitit 2018 dhe kohëzgjatja e tij të jetë 5 (pesë) vjet.

11. Ngarkohen ministria përgjegjëse për ҫështjet e punësimit për mbikëqyrjen e zbatimit të programit dhe Shërbimi Kombëtar i Punësimit për nxjerrjen e  rregullores së komisionit të vlerësimit dhe të kritereve të miratimit të pagesës në zbatim të programit, nëpërmjet strukturave në varësi të tij.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?