Vendimet e Komitetit të Ekspertëve për Pandeminë
Komiteti Teknik i Ekspertëve ka njoftuar se nga dita e mërkurë e 11 nëntorit, do hyjnë në fuqi masa të reja kufizuese në vend.
“Kemi analizuar të gjitha masat dhe impaktin që kanë sjellë. Gjatë kësaj periudhe është vënë re një rritje të transmetueshmërisë. Për pasojë është rritur incidenca.
Në kushtet kur nuk ka asnjë vaksinë, mënyra më e mirë është karantinimi. Shkaqet e rritjes komiteti propozon të merren disa masa për parandalimin e hapjes. Duhet t’i ndëmarrin këto masa. Masat që kemi propozuar:
1.Kufizimi i lëvizjes nga ora 22:00 – 06:00 në të gjithë vendin, me përjashtim të lëvizjes për motive pune, emergjenca shëndetësore apo nevoja të domosdoshme.
2.Ndalohen aktivitetet e bareve – restoranteve nga ora 22:00 – 06:00 (përvec shërbimit delivery).
3 Smart-working për administratën publike (sipas specifikës së sektorit) në zbatim të protokolleve të sigurisë. Përjashtim bëjne strukurat ofruese të shërbimeve duke zbatuar protokollet e sigurisë.“- , tha zv ministrja e Shendetesise Mira Rakacolli.
https://arkiva.kohajone.com/rikthehet-shtetrrethimi-kufizim-i-levizjes-nga-ora-2200-deri-ne-0600/