Vendimet e Qeverisë/ Miratohet pagesa ndaj koncesionarit të landfillit në Tiranë

Në mbledhjen e radhës, Këshilli i Ministrave ka vendosur përdorimin e fondeve buxhetore të vitit 2018, në programin e menaxhimit të mbetjeve urbane, për kryerjen e pagesave ndaj koncesionarit që do të ndërtojë landfillin, inceneratorin dhe rehabilitimin e venddepozitimeve ekzistuese në Tiranë dhe prodhimin e energjisë elektrike.

Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe njësitë e qeverisjes vendore të Qarkut Tiranë për zbatimin e këtij vendimi. Gjithashtu, qeveria ka miratuar disa ndryshime në dokumentin e marrëveshjes së grantit suedez, ndërmjet Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, për bashkëfinancimin e projektit të burimeve ujore dhe ujitjes.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?