Vendimi i Apelit më 3 nëntor, juristi tregon 3 variantet për fatin e PD-së

Gjykata e Apelit do të shqyrtojë më 3 nëntor kërkesën e Enkelejd Alibeajt për të rrëzuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të datës 18 mars 2022, kur regjistroi ndryshimet statutore të Kuvendit të 17 korrikut 2021.

Juristi Arbër Hoxha shpjegon për ”Euronews Albania”, tre variantet e vendimmarrjes së Gjykatës dhe pasojat që ato shkaktojnë për drejtimin e partisë në vijim.

”Njëri nga variantet mund të jetë lënia në fuqi e vendimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Varianti i dytë mund të jetë ndryshimi i vendimit dhe pranimi i ankimimit të zotit Aliebeaj dhe zotit Bardhi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Varianti i tretë është prishja e vendimit dhe kthimi për rigjykim pa lënë asnjë pasojë juridike lënia në fuqi. Nëse do të prishet dhe të kthehet për rigjykim, atëherë në këtë rast të gjitha veprimet e kryera deri tani nuk do të sjellin asnjë pasojë juridike në pritje të vendimmarrjes së shkallë së parë”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?