Vendimi i EMA-s për AstraZeneca, Manastirliu: Vaksina ka efektshmëri të lartë

Autoriteti Rregullator i Barnave i Bashkimit Evropian, sot bërio publik vendimin se vaksina AstraZeneca është e sigurtë dhe efektive. Pas vendimit ka reaguar edhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ku thekson se tashmë është arritur në një konkluzion të qartë shkencor për përdorimin e kësaj vaksine.

Nga ana tjetër, ajo thotë se me këtë vendim janë shuar në këtë mënyrë edhe frikërat pasi shumë qytetarë apo mësues në vendin tonë refuzuan të merrnin doza të vaksinës nga kjo kompani.

“EMA (Autoriteti Rregullator i Barnave i Bashkimit Evropian): ”Kemi mbërritur në një konkluzion të qartë shkencor. Astra-Zeneca është një vaksinë e sigurtë dhe efektive. Përfitimet janë shumë herë më të mëdha se sa risqet. Vaksina nuk shoqërohet me një rritje të rrezikut të përgjithshëm të ngjarjeve tromboembolike ose mpiksjes së gjakut. Provat në botën reale, sugjerojnë që vaksina ka një efektshmëri edhe më të lartë se sa ajo e treguar gjatë testeve”, shkruan Manastirliu duke cituar EMA.

SHKARKO APP