Vendimi i fundit/Të dielën nuk lejohet dalja nga shtëpia

Qeveria ka rritur masat pasi të pabindurit janë shtuar. Ditën e shtunë do të jesh i lirë për të lëvizur vetëm nga ora 05:00 e mëngjesit deri në orën 13:00. Kjo fashë do të jetë edhe për shitjen e ushqimeve, ilaçeve apo shërbimeve bankare, si edhe orari i punës së punonjësve të administratës.

Nga nesër në orën 13:00 gjatë gjithë ditës së diel, deri të hënën në orën 05:00 të mëngjesit do të jetë gjithçka e mbyllur, në të gjitha qendrat urbane të republikës së Shqipërisë.

Ditën e dielë nuk do të ketë asnjë orar të lirë për të dalë nga shtëpia. Në rrugë do të jenë vetëm forcat e policisë, ushtrisë, njësive kritike të shërbimeve shtetërore dhe atyre të kompanive mediatike.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?