Vendimi i Gjykatës Administrative për Kopshtin Botanik, PD: Hapi i parë i ndalimit të vjedhjes me vendim special

Partia Demokratike e ka quajtur një hap më shumë në anën e drejtë vendimin e Gjykates Administrative për rikthimin e Kopshtit Botanik, si pronë të Universitetit të Tiranes.

Në një reagim për mediat, Albana Vokshi thotë se vendimi i Gjykatës “shkon kundër qëllimit të Ramës dhe Veliajt për ta tjetërsuar Kopshtin Botanik për interesa korruptive”.

“Ky është hapi i parë i ndalimit të vjedhjes me vendim special të qeverisë të 15 ha të Kopshtit Botanik, ku rriten 2 mijë specie bimore.

Duke mbetur kështu siç është, Kopshti Botanik do t’u shërbejë brezave të studentëve dhe kërkuesve shkencorë”, theksoi Vokshi.

REAGIMI I PLOTE

NJË HAP MË SHUMË NË ANËN E DREJTË

Vendimi i Gjykatës Administrative për t’i kthyer #Kopshtin #Botanik Universitetit të Tiranës është lajmi më i mirë i javës.

Vendimi shkon kundër qëllimit të Ramës dhe Veliajt për ta tjetërsuar Kopshtin Botanik për interesa korruptive.

Ky është hapi i parë i ndalimit të vjedhjes me vendim special të qeverisë të 15 ha të Kopshtit Botanik, ku rriten 2 mijë specie bimore.

Duke mbetur kështu siç është, Kopshti Botanik do t’u shërbejë brezave të studentëve dhe kërkuesve shkencorë.

Falenderoj Rektorin #Koni dhe të gjithë #pedagogët dhe #studentët që nuk hoqën dorë nga kjo betejë e drejtë, pavarësisht presioneve e shantazheve.

#PD do të vazhdojë të jetë cdo ditë në krah për të drejtat e tyre.

SHKARKO APP