Vendimi i Gjykatës, Hasani: Sunak sot duhet të jetë i trishtuar, fitoi e drejta e emigrantëve
Avokati Naim Hasani, thotë se Gjykata e Apelit në Londër ka marrë një vendim historik duke kundërshtuar dëbimin e azil-kërkuesve shqiptarë në Ruanda.
Për të politika që deshën të ndiqnin zyrtarët e lartë britanikë është e paligjshme pasi shteti afrikan nuk i plotëson kushtet për azil-kërkuesit që do dëbohen në Britani.
”Gjykata e Apelit në Londër ka marrë një vendim historik duke parë kontekstin në të cilin janë zhvilluar procedurat për të kundërshtuar vendimin apo politikën e qeverisë britanike, për kthimin e azil-kërkuesve në Ruanda.
Vendimi i Gjykatës së Apelit është e qartë se kjo politikë është e paligjshme për shkak se shteti afrikan-lindor nuk plotëson kushtet për azil-kërkuesit që do dëboheshin nga Britani. Gjykata e Apelit ka qenë një Gjykatë konservative dhe ka vendosur në favor të qeverisë. Vendimi i sotëm është historik sepse është një vendim historik”,-tha në ”Euronews Albania”.