Vendimi i Gjykatës së Lartë për Berishën, Sefa: Po luajnë teatër! Gjokutaj: Ka katër muaj në arrest

Duke komentuar vendimin e Gjykatës së Lartë që la në fuqi masat e sigurisë ndaj Sali Berishës, sekretari i Çështjeve Ligjore dhe Zgjedhore në PD-në zyrtare, Indrit Sefa, tha se e gjitha është retorikë.

Gjokutaj: Këta pretendojnë se të gjitha gjykatat janë të kapura. Dhe janë të kapura nga Edi Rama apo jo që do t’i djegë edhe mandatin. Kjo është retorika. Ky Edi Rama që bën marrëveshje me Sali Berishën, i jep komisionet hetimore, me reformën zgjedhore.

Është i njëjti që fut në burg Sali Berishën, i rrëzon kërkesat në gjykata, do t’i djegë mandatin dhe ndërkohë e ul te grupi i dialogut. Bëjnë aministinë bashkë. Kjo nuk shkon. Po luajnë teatër. Janë bashkë!

Se si mund të bëjë Sali Berisha teatër ndërkohë që ka katër muaj i arrestuar në Shqipëri, vetëm Sefa dhe Luli mund ta thonë.

Sefa: Teatër i neveritshëm!

SHKARKO APP