Vendimi i Qeverisë, 1 723 punonjës me kontratë të përkohshme

1 723 persona do të jenë të punësuar ose praktikantë me kontratë të përkohshme për vitin 2016 në njësitë e qeverisjes qendrore.

Në mbledhjen e sotme, qeveria ka miratuar vendimin ku përcakton dhe numri total i punonjësve me kontratë, të ndarë sipas institucioneve të ndryshme.

Përjashtimisht, për pozicionet e kontraktuara për periudhën kohore vjetore, efektet financiare fillojnë në datën 1 janar 2016 dhe pagesa e muajit dhjetor kryhet në fund të këtij muaji, me fondet e miratuara për vitin 2016. Efektet financiare për punonjësit e kontraktuar do të përballohen nga shpenzimet korente të miratuara në buxhetin përkatës të vitit 2016 të njësive të qeverisjes qendrore. /

SHKARKO APP