Vendimi i qeverisë, emërohet prefekti i ri i qarkut të Vlorës

Prefekti i ri i qarkut të Vlorës do të jetë Plator Nesturi. Vendimi për emërimin e Nesturit është marrë në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave. “Në mbështetje të neneve 100 e 114 të Kushtetutës dhe të nenit 5, të ligjit nr.107/2016, “Për prefektin e qarkut”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave vendosi: Plator Nesturi emërohet prefekt i Qarkut të Vlorës. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në ‘Fletoren zyrtare’”, thuhet në VKM. Ai do të marrë kështu vendin e mbetur vakant pasi Vangjel Tavo garoi në zgjedhjet e pjesshme për Bashkinë e Himarës dhe i fitoi ato. Plator Nesturi ka shërbyer më parë edhe si ambasador i Shqipërisë në Spanjë.

SHKARKO APP