Vendimi i Venecias për 30 Qershorin, Vasili: Viktimë e një lobimi

Në raportin lidhur me kërkesën e Kushtetueses për 30 qershorin, Komisioni i Venecias deklaronte se kjo Gjykatë nuk ka kompetenca për të shqyrtuar pavlefshëmeirnë e zgjedhjeve lokale.

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, thotë se nuk kemi të bëjmë me çështjen e integritetit të zgjedhjeve pasi sipas tij është e qartë që zgjedhjet janë dhe mbeten moniste.

”Nuk dua të besoj që Komisioni i Venecias të ketë rënë kaq keq viktimë e një lobimi të caktuar. Ç’mund të mendoj tjetër kur Komisioni i Venecias thotë të kundërtën e asaj që ka thënë 2 vjet më parë për të njëjtën çështje. Në raportin e mëparshëm Venecia thotë qartë se asnjë nga palët e interesuara ( PS ishte palë e interesuar) nuk është ankuar as në Kolegj Zgjedhor, as në Gjykatën Kushtetuese për këtë çështje. Janë të refuzuar nga mbi 85% e popullatës shqiptare, ishin zgjedhje me një kandidat dhe ishin një turp i padëgjuar”,-tha për ”Ora News”.

SHKARKO APP