Vendimi/ Kreu i KLSH-së – Leskaj delegon detyrën: Lati, kryetare deri në zgjedhjen e drejtuesit të ri

Kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit Bujar Leskaj ia ka kaluar zyrtarisht detyrën zëvëndëses së tij Lindita Latit. Vendimi është publikuar në Fletoren Zyrtare e parashikon se Lati do të ushtrojë detyrën e kreut të KLSH-së deri në marrjen e detyrës nga kreu i ri i institucionit që duhet të zgjidhet nga parlamenti.

Ky vendim i kreut të KLSH-së vjen si rrjedhojë e përfundimit të mandatit 7 vjeçar në krye të institucionit, në kushtet kur ende nuk është bërë ende votimi për drejtimin e institucionit për 7 vitet e ardhshme. Kryetarja në detyrë e KLSH-së më herët ka mbajtur detyrën e Kryetares së Autoritetit të Konkurrencës.

Kompetencat e deleguara do të ushtrohen nga zëvendëskryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe Drejtori i Përgjithshëm znj. Lindita Lati (Milo) nga data e botimit në fletoren zyrtare deri në paraqitjen në detyrë të Kryetarit të ri të KLSH-së.  Vendimi do përcillet në fletoren zyrtare,pasi Kryetari i KLSH-së të kontaktojë dhe të marrë mirëkuptimin e Presidentin të Republikës, Kryetarit të Kuvendit, kryetarëve të grupeve parlamentare të opozitës dhe Kryetarit të Komisionit të Ekonomisë dhe Financave. Kryetari i KLSH-së i kërkon Kryetarit të Kuvendit që Konferenca e Kryetarëve të njihet me këtë vendim”përcaktohet në vendimin që mban datën 22 dhjetor 2018 e që është publikuar në numrin e fundit të Fletores Zyrtare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pak kohë më parë, kreu i shtetit Ilir Meta propozoi Vitore Tushën për postin e kreut të KLSH-së, por ky propozim u rrëzua nga Kuvendi.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?