Vendimi ndaj Dvoranit, Balla-Bashës: Je kundër drejtësisë së re, apo në krahun e duhur me SHBA/BE

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla pyet pse vonon kreu i PD-së Lulzim Basha në reagimin e tij për të përshendetur vendimin e SHBA për ta shpallur gjyqtarin Ardian Dvorani kampion të luftës kundër korrupsionit.

Postimi i plotë

Që Ilir Meta ka qenë dhe vazhdon të jetë kundër Reformës në Drejtësi, s’ka asnjë dyshim. Por pyetja që pret përgjigje është: Lulezim Basha Kryetari Partisë Demokratike ku është fshehur? Ku është Luli Basha?

Swiss Digital Desktop Reklama

Përse nuk e përshëndet Luli Basha vendimin e SHBA për ta shpallur gjyqtarin Ardian Dvorani kampion të luftës kundër korrupsionit? Ku je Lul? Përse fshihesh? Dil dhe përgjigju!

Swiss Digital Mobile Reklama

Je në një aleancë me Ilir Metën kundër Drejtësisë së re, apo je në krahun e duhur bashkë me SHBA dhe BE për çuarjen përpara të Reformës në Drejtësi? Dil Lulëzim dhe sqaroje me kë je!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?