Vendimi për ”30 Qershorin”, Koka: PS vazhdon pazarin, PD pret ofertën

Propagandë e ka konsideruar gazetari Bledian Koka, deklaratën e Damian Gjiknurit të PS-së për zgjedhje të mundshme të pjesshme, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

”Vjen si pjesë e propagandës që përdor PS sa herë justifikon bëmat e saj dhe një status quo që i rri ngushtë. Mundohet të inkurajojë për mes thashethemeve që mos u mërzis i se ka tortë dhe për ju. Nuk mund të jetë vokacion i Gjiknurit se ai duhet të fundit, por duhet të jetë i Gjykatës Kushtetuese. Pritet që edhe Mallakastra të mbetet pa kryetar. Gjiknuri duhet të ishte në hetim për atë që ka ndodhur në Dibër, i kapur me zë e figurë në shkelje, na flet për zbatimin e kushtetutës. Kjo është përdhosje e demokracisë”,-tha në ”A2cnn”.

Për Kokën, PS-ja vazhdon të bëjë pazarin e 30 qershorit, ndërsa PD-ja pret se çfarë mund t’ i ofrojnë, duke iu referuar deklaratës së Dumës se PD është e gatshme për zgjedhje.

SHKARKO APP