Vendimi për Adriatik Lallën më 31 maj

Kolegji i Posaçëm i Apelimit, pas mungesës së ish-Prokurorit Adriatik Llalla shtyu më 31 maj 2018, seancën lidhur me shqyrtimin e ankimimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit kundër vendimit për pushimin e Vetting-ut ndaj Llallës.

Sikurse ishte vendosur, Komisioni i Posaçëm i Apelimit nisi sot shqyrtimin e një ankimi të bërë nga Komisioneri Publik, i cili nuk ka pranuar një vendim të Komisionit të Posaçëm të Kualifikimit për të ndërprerë procesin e Vetting-ut për Adriatik Llallën. Vetë ish-Prokurori i Përgjithshëm mungon, por përfaqësohet nga avokati i tij Sokol Hazizaj.

Avokati u shpreh se Llalla nuk është në dijeni për seancën dhe se ka komunikuar për herë të fundit me Llallën para dy javësh nëpërmjet gruas. Ai tha se prokurën për të përfaqësuar Llallën e ka të përgjithshme dhe jo specifike për seancën në KPA.

Swiss Digital Desktop Reklama

”Adriatik Llalla nuk është në dijeni të seancës. Unë jam vendosur në dijeni për seancën nga mediat. Me klientin kam folur dy javë më parë nëpërmjet bashkëshortes, kam prokurorë të përgjithshme për ta përfaqësuar”,-tha Hazizaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kryesues i trupit gjykues do të jetë Sokol Çomo, relator i çështjes, Luan Daci ndërsa anëtarë do të jenë Albana Shtylla, Ardian Hajdari dhe Ina Rama.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?