Vendimi për aksin Thumanë-Kashar, deputetja Ulliri: Fituan banorët, të bëhen publike zgjidhjet

Pas protestave të njëpasnjëshme nga banorë në aksin Thumanë-Kashar, qeveria ka pranuar gjetjen e një zgjidhjeje, që do të konsistojë pikërisht në krijimin e mundësive që banorët të kenë akses. Deputetja demokrate Andia Ulliri, thotë se kjo seancë plenare solli në vëmendje fakte nga projekti i aksit Thumanë-Kashar, segment i Korridorit Blu.

“Një vit kontestime, dy muaj intensive proteste me banorët për akses, ku përballja me mungesën e reagimit, dizinformimi dhe dhuna policore e bëri të vështirë betejën tonë si banorë për të bërë të qartë kërkesat tona. Kjo betejë për shumë nisi nga data 30 qershor e për mua kjo betejë nisi ditën ku banorët u përballën me makinacionet për shpronësime në Bërxullë e më tej në ndërtimin e rrugës. Sot gjatë interperlancës u bë publike dhe arritja e adresimit të kërkesave të banorëve dhe zgjidhjes së shumë kërkuar nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë për nyjet e shkëmbimit. Kërkova të bëhen publike përfundimisht kërkesat dhe zgjidhjet përfundimtare në konformim me ligjin për Bashkinë Krujë në lidhje me autostradën Thumanë-Kashar”, shkruan Ulliri.

Nga ana tjetër, ajo shprehet se si deputete e Bashkisë Krujë në të gjitha përpjekjet që ka bërë prej dy vitesh në krijimin e zgjidhjeve dhe mbështetjes së kësaj kauze, shpreh falenderimin dhe mirënjohjen time ndaj çdo banori që kontribuoi në zgjidhjen e këtij problemi me vërtetësi dhe guxim.

SHKARKO APP