”Vendimi për Belerin përcaktues”, Kume tregon se çfarë ndodh pas dorëheqjes së Goros
Eksperti Kristaq Kume teksa flet për çështjen e Himarës dhe dorëheqjen e Jorgo Goros nga drejtimi i Bashkisë së Himarës, ku thotë se këshilli bashkiak duhet të mblidhet dhe të komandojë një nga dy kryetarët aktualë në detyrën e kryetarit.
“Pra zgjidhja e vetme është ajo që përcakton ligji për vetëqeverisjen vendore. Këshilli Bashkiak duhet të caktojë një nga nënkryetarët për të kryer detyrën e kryetarit të bashkisë që do ta kryejë derisa të ketë marrë fund çështja e zotit Beleri. Vetëm nëse zoti Beleri do të gjendet fajtor me vendim të formës së prerë mbi të fillon të veprojë ligji për dekriminalizimin dhe pas kësaj futet në veprim KQZ.
Që sipas kërkesave të këtij ligji do t’i ndërpresë mandatit dhe do të njoftojë kryeministrin dhe Presidentin e Republikës dhe Presidenti do të shpallë datën për zgjedhjet për kryetarin e bashkisë dhe nëse nuk do të shpallet fajtor në gjykimin në shkallën e dytë, do të shkojë të bëjë betimin dhe do të ushtrojë detyrën e kryetarit të bashkisë derisa përfundon ky mandat, pra këtë pjesë të mbetur të mbetur të mandatit”, tha ai.