Vendimi për Dajtin, prokuroria do të bëjë rekurs
Prokuroria thotë se do të bëjë rekurs vendimin e Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda e cila i hoqi dënimin me burg për jetë për Dritan Dajtin pranoi gjykimin e shkurtuar për Dajtin, e dënoi me 25 vite burg. Burime nga Prokuroria bëjnë me dije se do presin zbardhjen e vendimit për të dorëzuar rekursin.
Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda e dënoi Dritan Dajtin me burgim të përjetshëm por njëkohësisht i pranoi atij edhe kërkesën për gjykim të shkurtuar, duke i dhënë mundësinë të kryej vetëm 25-vjet burg per vrasjen e katër oficereve të policisë.
Dënimi i dhënë për Dajtin erdhi në shkallën e dytë, i apeluar prej tij, pasi në shkallën e parë nuk ju pranua kërkesa për gjykim të shkurtuar. Dritan Dajti akuzohet se në vitin 2009, gjatë shkëmbimit të zjarrit vrau katër oficerë policie në Durrës, gjatë një aksioni për arrestimin e tij.
KOHA JONË SONDAZH

