Vendimi për dosjen 339/ Policia shkon për arrestimet, por dy prej komisionerëve kanë ndërruar jetë
Një ditë më parë SPAK lëshoi urdhër arreste për arrestimin e 22 personave mes tyre edhe komisionerë në lidhje me dosjen 339, por zbatimi i tyre ka hasur në të papritura. Ndërsa policia ka vajtur për të ‘arrestuar’ dy prej komisionerëve, është konstatuar se ata kanë ndërruar jetë një muaj më parë.
Bëhet fjalë për komisionerët Kasem Lala dhe Besim Bregu për të cilë Prokuroria e Posaçme kërkoi arrestimin në kuadër të dosjes 339 për zgjedhjet në Durrës. Sipas SPAK dy komisionerët të cilët kanë ndërruar jetë nuk janë crregjistruar nga familjarët e tyre.
Mësohet se prokuroria e posaçme është njoftuar nga oficerët e policisë gjyqësore për komisionerët që kanë ndërruar jetë dhe se do njoftojnë GJKKO për këtë fakt
Gjykata e Posaçme ër Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar një ditë më parë caktoi masat e sigurimit personal për 22 shtetas.