Vendimi për shtyrjen e kredive dhe masat lehtësuese, Bozdo tregon se nga duhet të dalin lekët e ndihmës

Ekonomisti pranë PD-së Eno Bozdo në një lidhje me Skype për emisionin “Pasdite me Xhaxhiun” në Fax News foli mbi masat ekonomike që po merr qeveria si pasojë e pandemisë që po kalon vendi.

Ai tha se qeveria nuk po merr masat e duhura me paketat lehtësuese ekonomike pasi nuk po i dërgon edhe ato pak lekë në drejtimin e duhur.

Lekët për këto situatë dalin vetëm nga GDP sië po bëjnë vendet e tjera dhe për këtë ai mori shembull disa shtete nga Amerika deri tek Kosova.

Një tjetër burim për nxjerrjen  e këtyre fondeve për masa lehtësuese janë edhe paratë e dhëna për koncesionet, tha ai.

I pyetur në lidhje më marrëveshjen e bërë mes qeverisë dhe Bankës Qendrore për shtyrjen  e kredive, Bozdo tha se nuk ishte e përllogaritur mirë kjo nismë pasi tek e fundt edhe banka do të nxjerrë përfitim jo vetëm qytetari i thjeshtë dhe për këtë qeveria duhet të hyjë garant.

SHKARKO APP