Vendimi për Tahirin, të gjithë të pakënaqur
Vendimi i Gjykatës së Posaçme të Apelit për ish-Ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri la të pakënaqura të gjitha palët.
Ish-ministri me anë të postës dërgoi në limite të afatit rekursin në Gjykatën e Lartë, ku kërkon pafajësinë për të gjitha akuzat. Ai pretendon se edhe Apeli ashtu si Shkalla e Pare e ka marrë vendimin në mungesë totale të provave.
Ish-Drejtori i Policisë së Vlorës, Jaeld Çela, i cili ndodhet tashmë i lirë, kundërshtoi vendimin e fajësisë dhënë nga Apeli me argumentet se në dosjen voluminoze të SPAK nuk ka asnjë provë kundër tij.
SPAK nga ana tjetër në rekursin e paraqitur disa ditë më parë thotë se provat e grumbulluar përgjatë hetimeve vërtetojnë më shumë se “Shpërdorimi i detyrës” për dy ish-zyrtarët e lartë.
KOHA JONË SONDAZH

