Vendimi për Teatrin, shtyhet për të hënën mbledhja e Këshillit Bashkiak
Aktualitet E Enjte, 14 Maj 2020 15:50
Këshilli Bashkiak i Tiranës mblidhet të hënën në orën 11.00, në rend dite planet për Teatrin Kombëtar.
“Këshilli Bashkiak i Tiranës do të mblidhet të hënën, dt 18 maj, për të diskutuar projektin për ndërtimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar.
Anëtarët e Këshillit Bashkiak janë njoftuar për mbledhjen e së hënës në orën 11.00, ndërkohë që gjatë fundjavës do të mblidhen komisionet përkatëse”, njofton zyra e shtypit e Bashkisë së Tiranës.