Vendimi për vulën e PD, Genc Pollo: Apeli një dorë e zgjatur e Ramës
Ish-ministri Genc Pollo e quajti Gjykatën e Apelit që i dha vulën grupit të Alibeajt, një dorë të zgjatur të kryeministrit Edi Rama, sipas tij për të goditur PD dhe pluralizmin në vend. Për të ajo që ndodhi do të rregullohet në një moment të dytë, pasi për momentin fokusi i opozitës është fushata për zgjedhjet e 14 majit.
Postimi i plotë
Një njoftim i keq e i shëmtuar erdhi sot nga Gjykata e Apelit; e cila u shfaq si dorë e zgjatur e Edi Ramës për të goditur Partinë Demokratike dhe pluralizmin.
E megjithatë nuk është momenti për të vajtuar logon dhe emrin e partisë. Ato do të korrigjohen një ditë tjetër. Siç do gjëndet nje zgjidhje e përkohshme për nesër e tutje.
Nuk ja vlen barra qeranë as t’u zëmë emrin në gojë atyre që morën peshqesh logon dhe emrin; sepse mund të ulemi në nivelin e tyre.
Fokusi ynë është fushata bashkiake me në ballë kandidatët tanë të mrekullueshëm. Aty do e gjejmë forcën, drejtësinë e lirinë! Në 14 maj!