Vendimi: Sekuestro pallatit 9-katesh i ndërtuar pa leje

Një pallat 9 katesh dhe një kat nën tokë është vënë nën sekuestro preventive nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor të Durrësit.

Në vendimin e marrë sot bëhet fjalë për një pallat në lagjen 13 në Plazh, pasi subjekti Braka Konstruksion shpk dyshohet për veprën penale të “Ndërtimit të paligjshëm” kryer me qellim fitimi, dhe “falsifikimit te dokumenteve”.

“Sot me date 30.03.2018 u mor vendimi nga Gjykata e rrethit Gjyqesor Durres per vendosjen e sekuestros preventive mbi pasurine objekt 9 kate mbi toke+ 1 kat nen toke, ndodhur te Zona Kadastrale 8518, ne Lagjen nr.13, Plazh Durres, pasi subjekti Braka Konstruksion shpk dyshohet per vepren penale te ‘Ndertimit te paligjshem’ kryer me qellim fitimi, dhe ‘falsifikimit te dokumentave’, parashikuar nga nenet 199/a-3 dhe 186 te Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?