Vendos të marrë mbiemrin e bashkëshortes, ja si ishte reagimi në rrjete sociale

Një burrë ka marrë shumë komplimente pasi zgjodhi të marrë mbiemrin e gruas së tij pas martesës.

Grant Philips shkruajti në një postim në Facebook se pasi u mendua për një periudhë të gjatë, vendosi këtë gjë.

Pas kësaj, ai shtoi se ka shumë arsye për të marrë mbiemrin e gruas, por kryesorja ishte që të ndihmonte në vazhdimin e emrit të familjes së saj.

Bashkëshortja e tij, Jade është një ndër dy vajzat e familjes, të cilët nuk kanë kushërinj dhe mbiemri i tyre do humbasë pas kësaj gjenerate.

Nëse të gjithë po mendojnë që kjo nuk është aspak dicka e bukur apo romantike, Grant thotë: “Unë e di se shumë njerëz kanë perceptimin që nëse një burrë merr mbiemrin e bashkëshortes është i ulët. Unë mendoj dhe besoj se kjo është përspektivë e trishtuar bazuar në një traditë të vjetër.”

Postimi i tij mori komente shumë pozitive, ku ishin të shumta femrat që e përgëzonin për vendimin që kishte marrë.

/Ora News

 

SHKARKO APP