Vendosen rampa në Tiranë, Veliaj: Tirana në shërbim të PAK, lehtësojmë lëvizjen e çdo qytetari

Të gjithë trotuaret në kryeqytet do të jenë të pajisura me rampa për personat me aftësi të kufizuara, për të siguruar lëvizshmërinë pa pengesë për këtë kategori. Ndër punime të tjera në rrugët e kryeqytetit shqiptar, Tirana do të ketë edhe këtë risi.

Lajmi i mirë është dhënë nga kryebashkiaku Veliaj i cili ka garantuar se Tirana është në shërbim të PAK.

“Tirana në shërbim të PAK! Po ndërtojmë rampa në të gjithë rrugët ku mungonin, në mënyrë që të lehtësojmë lëvizjen e çdo qytetari”, shkruan Veliaj.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë ditës së sotme një e tillë u vendos në Rrugën “Ismajl Qemali” pranë Kryeministrisë Përmirësimi i infrastrukturës për njerëzit me aftësi të kufizuara ka qenë një angazhim i kahershëm i kryebashkiakut Veliaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Që në kohën kur ai ishte në krye të Ministrisë së Mirëqenies Sociale u angazhua për koordinimin e punës me të gjithë institucionet për të ndërhyrë në infrastrukturë për të lehtësuar lëvizjen dhe shërbimin e çdo qytetari.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?