Vendoste baste sportive online, pranga të riut

Pas mbylljes fizike të pikave të basteve, lulëzim, kanë marrë ato online. Policia e Korçës arrestoi sot në flagrancë shtetasin  H. Xh., 25 vjeç, pasi gjatë kontrollit në lokalin në përdorim të tij në fshatin Barç, iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale një telefon celular tip “Samsung Galaxy A6”, i cili përdorej nga ky shtetas, për vendosjen e basteve sportive.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës të Shkallës së Parë Korçë për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara”, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

SHKARKO APP