“Venë dhe Verë Fest”, Klosi nga Golemi: Të promovojmë produktet shqiptare
“Festat Lokale promovojnë produktet shqiptare, operatorët do të shtojnë ofertën turistike me se festat lokale. Shqipëria ka turizëm potencial që prodhon ekonomi dhe ofertë të diversifikuar”, kështu është shprehur ministri i Turizmit, Blendi Klosi nga festa lokale “Venë dhe verë” në Golem.
Kjo festë mblodhi bashkë dhjetra kantina të zonës së Shqipërisë së mesme dhe qindra turistë të cilët degustuan shijen e verës shqiptare. Klosi ndër të tjera tha se të tilla aktivitete tregojnë se në Shqipëri mund të bëhet turizëm potencial, që prodhon ekonomi, para e punësim, por edhe oferta të ndryshme turistike. Ministri apeloi tur operatorët që të shtojnë ofertën turistike duke përfshirë të gjitha festat lokale në paketat e tyre për turistët e huaj.
Ndër të tjera Klosi u kërkoi drejtuesve lokalë që të shndërrojnë këto festa në traditë. Festat lokale janë mundësi e mirë e prezantimit e produktit shqiptar te turistët e huaj, por edhe një ofertë e shtuar për ta. Kantinat e shumta të ngritura në zonën e Durrësit dhe të Kavajës përfaqësojnë një agroturizëm, dhe ky biznes do të jetë e ardhmja e turizmit në këtë zonë.
Ministri Klosi tha se këto biznese janë gjithashtu dëshmi e suksesit të programit të qeverisë për agroturizmin.
Kryebashkiakja e Durrësit theksoi po ashtu e pranishme në këtë festë tha se këto janë nisma që bëjnë ndryshimin vit pas viti në mënyrën sesi kemi zgjedhur të bëjmë turizëm në vendin tonë. Ndërsa kryetari i Bashkisë së Kavajës u shpreh se kjo festë gjeneron pozitivitet te turistët ndaj do të mbështetet nga kjo bashki edhe në vitet e ardhshme.
“Venë dhe Verë Fest ”e shndërroi pedonalen e Golemit në një hapësirë festive duke tërhequr turistët e shumtë që pushojnë në këtë zonë. Kantinat prezantuan produktet më të mira, të cilat u vlerësuan nga turistët e huaj, të surprizuar nga larmia e etiketave shqiptare dhe cilësia e verës së ofruar.
Fjala e ministrit
Ajo që po ndodh këtu në këtë shëtitore është edhe thelbi i të gjitha festave lokale. Shumë faleminderit bashkisë së Kavajës që na priti dhe padyshim bashkisë së Durrësit që ftoi të gjitha kantinat e kësaj zone kaq të bukur të vendit tonë që të jenë në këtë shëtitore ku shkrihen investimet publike të bëra nga bashkitë dhe kjo shëtitore është një investim i realizuar që e ka rritur shumë vlerën dhe po ashtu një investim nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit për të realizuar infrastrukturën e brendshme bashkuar me investimet e investitorëve privatë që kanë ndërtuar kaq shumë hotele në këtë zonë duke u shndërruar padyshim në potencialin më të madh turistik të vendit . Bashkë me ta janë tur operatorët të cilët kanë sjellë qindra mijë turistë të huaj që i shikoni të popullojnë kaq shumë këtë zonë dhe janë pranë biznesit lokal. Me ta janë edhe kantinat, janë ata të cilët prodhojnë produktin tradicional shqiptar, 100% shqiptar, që na bën krenar e për të thënë që edhe në Shqipëri ka prodhues të vërtetë e etiketave konkurruese nga ata të cilët janë këtu me kantinat e tyre kanë fituar edhe cmime ballkanike si produkte më të mira në vite të caktuara. Na bën të tregojmë se në Shqipëri mund të bëhet turizëm potencial, që prodhon ekonomi, para, punësim, prodhon edhe oferta të ndryshme turistike për ata që vizitojnë vendin tonë. Organizimi i festave lokale në të gjithë vendin sidomos në vijën bregdetare është bërë me disa qëllime. Qëllimi i parë është që ne të japim sa të kemi mundësi audiencë dhe evidentim te produkteve vendase dhe besoj që këto kantina do të kenë sot një mundësi të mirë për të tregtuar produktet e tyre dhe besoj që me lejen e bashkisë së Kavajës dhe të Durrësit të jenë për një afat më të gjatë sesa një ditë që të kenë mundësinë që shumë turistë të huaj që kanë ardhur t’i testojnë produktet e vendit.
E dyta është që turistët e huaj të kenë sa më shumë alternative. Ne do të organizojmë festa përgjatë muajit gusht me bashkinë e Kavajës, Durrësit dhe bashkitë e tjera të cilat janë me produkte tradicionale. Pas pak ditësh do të bëjmë festën e akullores me bashkinë e Durrësit. Me bashkitë e tjera do të organizojmë festa lokale që kanë të bëjnë me kantinat dhe agroturizmin. Unë ju ftoj që gjithë tur operatorët që kanë një ofertë më shumë. Është oferta që vjen nga të gjitha produktet bujqësore, nga të gjithë poseduesit e agroturizmit të cilët kanë një ditë të caktuar kur do të bëjnë një festë, ku do të ofrojnë produktin e tyre, do të kenë një alternativë më shumë përgjatë sezonit turistik. Mendoj që më shumë se institucionet vetë biznesi duhet ta gjejë gjuhën me njëri- tjetrin dhe kur të organizohen këto aktivitete në kantina tur operatorët të afrojnë turistët për të vizituar agroturizmin që ata të kenë mundësinë për të bërë reklamim të ofertës së tyre turistike. Ajo që është më e rëndësishmja ne kemi folur prej dy muajsh me prefektin ne të kemi edhe më shumë biznes, edhe më shumë turizëm dhe më shumë shërbime. Besoj se të dyja bashkitë edhe e Kavajës edhe e Durrësit e kanë marrë shumë seriozisht sezonin turistik në kuadër të pastrimit, të hapjes së hapësirave publike për banorët, në kuadër të mirëkontrollit të shërbimeve që ofrojnë hotelet dhe tur operatorët për të pasur mundësinë që në Shqipëri turistët e huaj jo vetëm të shijojnë bukurinë e bregdetit dhe të resurseve tona turistike por edhe të gjejnë turizëm të pastër, të sigurtë dhe të shëndetshëm. Uroj që të gjithë ata që iu bashkuan Venë e Verë Fest të kenë mundësi të bëjnë më shumë biznes, të ofrojnë më shumë etiketat e tyre turistëve të huaj dhe kjo të kthehet në një traditë të organizohet 2-3 herë gjatë sezonit turistik dhe tur operatorët t’i dinë mirë këto ditë për të afruar më shumë turistët e huaj, Tur operatorët të shijojnë të gjitha festat lokale pasi në secilën prej festave lokale do të gjejnë dicka unikale nga tradita shiqptare
Besoj që shifrat flasin vetë dhe numri i shtuar i turistëve në të gjithë Shqipërinë dëshmon tashmë për një destinacion të qëndrueshëm ku padyshim zona e Kavajës dhe Durrësit është më e populluara dhe është shndërruar në një destinacion që ofron shërbim cilësor të qindra mijëra turistëve të huaj e po ashtu edhe turistëe vendas. Ndaj ne mbështetëm idenë e bashkisë së Kavajës dhe të Durrësit për të organizuar këtë festë të verës edhe pse jemi në një zonë të nxehtë por është shumë mirë që turistët e huaj të njihen me produktet vendase dhe të kthehen tashmë në një traditë pasi kaq shumë turistë pse jo të mos shndërrohen në një biznes për zonën por po ashtu të marrin me vete një kujtim shumë të bukur nga Shqipëria që janë prodhimet e kaq shumë kantinave që janë në zonën e Durrësit dhe të Kavajës. Shumë e rëndësishme është që të gjitha kantinat që janë në këtë panair përfaqësojnë një agroturizëm dhe ky është një biznes i ri që ka lindur në kodrat pranë Durrësit dhe kjo do të jetë e ardhmja, pra turistë të huaj që vizitojnë këtë zonë kaq të bukur të Shqipërisë të kenë mundësinë që brenda pushimeve të tyre të vizitojnë edhe kantinat, të testojnë produktin vendas dhe të njihen me mrekullinë e kësaj zone. Sic është kjo shëtitore kaq shumë e populluar shumë shpejt edhe zonat e kodrave do të kenë biznes dhe hoteleri. Projekti jonë për mbështetjen e agroturizmit ka suksesin më të madh të zonën e Durrësit dhe të Kavajës pasi janë me dhjetëra aplikimet për agroturizëm. Sic e shikoni këtu janë një grup shumë i madh kantinash dhe bashkitë me këtë eksperiencë , vitin e ardhshëm do të organizojnë një panair të madh të verës për ta shndërruar atë në një moment të fortë biznesi për zonën.