Venecia për Xhaçkën, Bardhi për Spiropalin: Po dezinformon në një mbrojtje të paprecedentë

Një ”mollë sherri” mes PD dhe PS është opinioni i Komisionit të Venecias. Kreu i grupit parlamentar i PD-së, Gazment Bardhi ka reaguar sërish, kësaj here duke i kthyer një përgjigje kryeparlamentares Elisa Spiropali për qëndrimin e saj ndaj këtij opinioni. Sipas Bardhit, Spiropali po dezinformon në një mbrojtje të paprecedentë sipas tij ndaj deputetëve që shkelin kushtetutën për përfitime personale.

”Kryetarja e Kuvendit duhet ta rilexojë edhe njëherë opinionin e Komisionit të Venecias, ta kuptojë dhe ta zbatojë. Dezinformimi i saj që vazhdon edhe pasi opinioni është publik tregon se ka një tentativë për të vijuar me mbrojtjen e paprecedent ndaj deputetëve që shkelin kushtetutën për përfitime personale, tërësisht në të kundër të asaj që Komisioni i Venecias këshillon.

Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali nga sot ka vetëm një detyrim: Të zbatojë dy vendime të Gjykatës Kushtetuese, siç këshillon në opinionin e tij edhe Komisioni i Venecias. Çdo deformim apo devijim nga thelbi i opinionit dhe përhumbja nga detaje pa thelb nuk ndihmojnë në forcimin e demokracisë dhe as të shtetit ligjor”.

SHKARKO APP