Venecia për Xhaçkën, reagon Mediu: Kuvendi të mos pengojë dërgimin në Kushtetuese

Në opinionin e Komisionit të Venecias për mandatin e Olta Xhaçkës, thuhet se vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të zbatueshme. Palët politike kanë bërë interpretime të ndryshme lidhur me çështjen e mandatit.

Kreu i PR-së, Fatmir Mediu tha se kemi qenë 4 vjet pa Gjykatë Kushtetuese dhe 4 vjet pa Gjykatë të Lartë dhe kjo nuk ndodh në asnjë vend anëtar të NATO-s. Mediu tha se Kuvendi nuk mund të pengojë dërgimin e çështjeve në Kushtetuese kur këtë e kërkon 1/10 e anëtarëve të Parlamentit.

”Sipas logjikës së PS-së, Kuvendi me shumicë votash mund të bllokojë çdo nismë që 1/10 e anëtarëve të Parlamentit mund t’i drejtohen Kushtetueses. Në këtë pikëpamje për çfarë nga duhet Gjykata Kushtetuese kur Kuvendi mund të bllokojë dërgimin e çdo akti? Kushtetuta e Shqipërisë thotë që vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë të detyrueshme për tu zbatuar”, tha Mediu.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?