Vengu takim me Brown: Strategjik kompleksi portual Durrës-Porto Romano

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Departamentin e Shtetit, Washington D.C. u takua me Stanley Brown, Asistent Sekretar i Shtetit për çështjet politiko-ushtarake.

“U fokusuam te investimet përgjatë Korridorit VIII dhe mundësitë strategjike e operacionale që ofron kompleksi portual Durrës-Porto Romano në logjistikë dhe lehtësimin e lëvizshmërisë së trupave aleate në Europën Juglindore”, theksoi ai më tej.

Ministri tha se instrumentet financiare të SHBA-ve, për të cilat po negociohet dhe parashikohet të materializohen muajt në vijim, do të hapin një kapitull tjetër strategjik me aleatët amerikanë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Në këtë takim u vlerësua gjithashtu roli i qenësishëm që Shqipëria luan në sigurinë dhe stabilitetin rajonal dhe atë Euro-Atlantik, si edhe mbështetja e vendit tonë ndaj popullit afgan në të kaluarën dhe atij ukrainas që prej fillimit të agresionit rus”, tha Vengu.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?