“Veprimtar i palodhur i PD”, Berisha: Mirënjohje dhe nderim të ndjerit Ali Gripshi

Placeholder Image

Ish- kryeministri Sali Berisha ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të një anëtari të PD, Ali Gripshit. Berisha në një status në FB e cilëson Gripshin si një veprimtar të palodhur të PD, mësues të respektuar, qytetar të dalluar dhe prind shembullor. Ai i shpreh mirënjohje dhe nderim atij për kontributin në Partinë Demokratike.

STATUSI I SALI BERISHËS

Ali Gripshi ndahet nga jeta!

Te dashur miq, dje mbylli syte pergjithmone nga nje semundje e rende ish deputeti dhe veprimtari i palodhur i Partise Demokratike, qytetari i dalluar i Peqinit dhe prindi shembullor Ali Gripshi. Pasardhes i nje familje te nderuar, mesues i respektuar Ali Gripshi do anetaresohej ne PDSH qe ne ditet e para te themelimiti te saj. Ai do te themelonte dhe do kryesonte degen e PD te Peqinit, qendrestar guximtar dhe i vendosur do te shenonte nje fitore te thelle elektorale ne kete rreth. Ali Gripshi do perfaqesonte me dinjitet qytetaret e Peqinit ne parlamentin e vendit dhe do mbetej gjithnje nje veprimtar i vendosur i PD, qytetar nderi i Peqinit, baba shembullor, mik dinjitoz.

Me kete rast shpreh mirenjohjen dhe nderimin tim per kontributin e tij dhe ngushellimet me te ndjera, familjes, miqve e te afermve te Aliut te ndjere dhe lutem se bashku me ta qe shpirti i tij i mire te gjeje paqen e merituar! sb

SHKARKO APP