Verërat shqiptare prezantohen në edicionin e 3-të të Panairit “Wine Vision by Open Balkan 2024”

“Confluence of Culture” është tema e stendës prezatuese të Shqipërisë, vendosur në krah të Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, nisur nga bashkëpunimi rajonal midis vendeve të Ballkanit të Hapur.

Shqipëria përfaqësohet në Panairin “Wine Vision by Open Balkan 2024”, në Serbi, me  Agjencinë Kombëtare të Turizmit. Në ditën e parë të Panairit, morën pjesë në ceremoninë e hapjes, ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Anila Denaj, drejtoresha e përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Turizmit, Zana Çela dhe ambasadori i Shqipërisë në Serbi, Bardhyl Canaj, të cilët vizituan nga afër stendat e bizneseve shqiptare pjesëmarrëse në këtë panair.

Në një njoftim për shtyp AKT bën të ditur se, mbi 800 verëra nga Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të garojnë në Konkursin e Open Balkan Wine Trophy 2024.

Në Panairin “Wine Vision by Open Balkan 2024” prezantohen varietete të shumëllojshme vere dhe produkte të tjera ushqimore në 650 stenda, të tëra për t’u eksploruar.

/r.e/

SHKARKO APP