Verilindja zgjohet me dëborë, në disa fshatra trashësia arrin në 35 cm
Aktualitet E Shtunë, 24 Korrik 2021 17:11
Verilindja e vendit është përfshirë nga reshje intensive dëbore, duke krijuar vështirësi në disa zona. Në Trebisht dhe Ostren të Bulqizës, trashësia e dëborë arrin në 25 cm, ndërsa reshjet vazhdojnë ende.
Disa fshatra janë bllokuar në njësinë administrative të Lurës, Kalanë e Dodës dhe në Selishtë në rrethin e Dibrës.
Në disa fshatra në këtë zonë, trashësia e dëborës është 35 cm, ndërsa reshjet intensive vijojnë ende.
KOHA JONË SONDAZH

