Veriu ‘mbulohet’ nga bora, Vlora përmbytet

Teksa veriu i vendit po përballet me reshje të dendura bore dhe temperatura të ulëta, Vlora është përmbytur.
Mësohet se për shkak të reshjeve, ka pasur probleme në disa akse kryesore.

Qarkullimi i automjeteve është bllokuar nga prania e ujit në lagjen “Rilindja”, apo siç njihet në Vlorë rruga pranë Albano dhe Romina, zona pranë kishës Ortodokse por edhe në disa segmente qe lidhin bulevardin e Vlorës me rrugën Transballkanike.
Kujtojmë se vendi ynë po përballet me mot të keq, ku në disa zona ka reshje shiu dhe në disa të tjera borë.
Për më tepër shihni pamjet e siguruar nga operatori i News24, Marjus Seiti.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
Reshjet e dendura të orëve të fundit përmbytin Vlorën, ja pamjet e qytetit nën ujë

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?