“Veriu, tokë e askujt”, ministrja Gërvalla në Tiranë: Ka deklarata që të bëjnë të habitesh shumë

“Të flasim pak dhe të shohim si mund ta ndihmojmë më shumë situatën”,-tha ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla kur u pyet nga gazetarët në Tiranë rreth deklaratave të kryeministrit Edi Rama për një media ndërkombëtare.

Teksa komentonte frazën e thënë nga kryeministri Rama, “Veriu i Kosovës, tokë e askujt”, që sipas qeverisë bëhej fjalë për një deklaratë të nxjerrë nga konteksti, Gërvalla tha se në këtë kohë delikate deklaratat duhet të jenë të matura.

Kryediplomatja kosovare theksoi se sovraniteti i Kosovës nuk duhej të diskutohej nga askush, e aq më pak nga shteti më i afërt i saj.

SHKARKO APP