Versioni i Policisë për vrasjen e sotme në Fier

Pak pas vrasjes së një personi në Fier dhe plagosjes së dy të tjerëve, policia ka reaguar për mediat duke dhënë detaje rreth ngjarjes.

Lexoni më poshtë komunikatën e plotë të policisë.

Ne  aksin rrugor Fier -Lushnje ne vendin e quajtur “Kthesa e mullirit te arte” eshte vrare me armë zjarri  shtetasi  Denis Kasa,44 vjeç, dhe janë plagosur po  me arme zjarri,shtetasit Elton Margariti dhe Klement Kastrati te cilet jane derguar ne spitalin Rajonal Fier.

Swiss Digital Desktop Reklama

Autorët kanë qëlluar me breshëri  kallashnikovi në drejtim të makinës  tip benz me targa shqiptare AA 414 LC,  ku udhëtonte viktima dhe dy të plagosurit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ende nuk është verifikuar si ështe djegur  makina e viktimës.

Më pas autorët jane larguar me nje automjet tjeter tip Toyota  veturë  me targa te huaja ku i kanë vënë flakën në  mes të një are rreth një kilometër  nga vendngjarja.

Në vendngjarje grupi hetimor  po  punon intensivisht për zbardhjen e ngjarjes.

Forcat e policisë dhe Fnsh Fier po krehin zonën pasi dyshohet se autori/ët  mund të kenë lëvizur me këmbë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?