Veshën fëmijën me bluzën e LGBT, Mesila Doda: Ruani fëmijët, s’duhet të jetë pjesë e kulturës sonë

Ish-deputetja e PDIU, Mesila Doda ka reaguar ashpër ndaj komunitetit LGBT. Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ajo ka rishprehur edhe njëherë hapur qëndrimin e saj shoqatave që promovojnë njerëzit me prirje të ndryshme seksuale. Sot, ky komunitet duket se ka veshur një fëmijë me bluzën e LGBT.

Statusi i plotë i pa redaktuar:

Sot ne mengjes hasa me kete foto qe eshte shprehja me e paster e abuzimit me nje te mitur…

Swiss Digital Desktop Reklama

Nese dikush ende ngren zerin per te ruajtur femijet e te rinjte nga korrentet ideologjike LGBT, etiketohet dhunshem si person qe nuk respekton te drejtat e njeriut, mendjembyllur, konservator, fshatar… i padenje per shoqerine e sotme e te tjera me rradhe…

Swiss Digital Mobile Reklama

tani, qe nje femi, apo te ri a te re, ta induktosh me qenjen pjese te komunitetit LGBT, te futesh tek femijet nje bote seksuale e cila nuk egziston, te besh te dyshojne ne seksualitetinne tyre qindra femije, te rinj e te reja qe kalojne normalisht ne fazat e veshtira te rritjes, mua me duket abuzim, mosrespektim i te drejtave te femijeve dhe te rinjve dhe dhunim psikologjik per te çuar permes konfuzionit te moshes ne perzgjedhje te dhunshme te nje identiteti te ri seksual…

Kjo nuk duhet te jete pjese e kultures tone… individet me prirje te ndryshme seksuale jane pjese e shoqerise shqiptare, e nuk ka asnje arsye qe te keqtrajtohen apo te anatemohen nga pjesa tjeter e shoqerise,… por nuk mund te jene model per edukimin e brezave e as arsye qe te sjellin perzgjedhjen e tyre seksuale si forma e duhur e rritjes se individit modern ne shoqeri.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?