Vështirë të kursesh, BB: Gratë shqiptare, të parat për të marrë borxh

Gratë shqiptare marrin më shumë para borxh se në çdo vend tjetër. Një raport i Bankës Botërore që merr në studim vendet ish-komuniste të Evropës dhe vendet e ish-Bashkimit Sovjetik, pohon se 58% e grave dhe vajzave shqiptare kanë marrë borxh.

Kjo shifër është ndjeshëm më e lartë se shumë vende fqinje si Bosnje Hercegovina dhe Maqedonia e Veriut, ku nuk i kalon 36%.

Por aq sa të lehtë e kanë të marrin borxh, po aq të vështirë e kanë të kursejnë. Duke lënë të kuptohet se këto para u duhen për të përballuar shpenzimet e përditshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sondazhi i rendit gratë dhe vajzat shqiptare ndër më pak kursimtaret në vendet e anketuara. Vetëm 18% e tyre arrijnë të kursejnë para.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gratë më kursimtare të vendeve të anketuara nga Banka Botërore janë ato të Turkmenistanit, Kirgistanit dhe Polonisë.

Një tjetër fakt është se vetëm 34% e grave dhe vajzave shqiptare kishin një llogari bankare në vitin 2018, duke pasqyruar edukatën e dobët financiare. Ndërsa për Bosnje-Hercegovinën dhe Maqedoninë përqindja e grave dhe vajzave me llogari bankare ishte përkatësisht 47% dhe 64%.

/A2

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?