Vështirësi e pengesa në portin e Durrësit, moti i keq nis tragetët me vonesë
Dy tragete të linjës Bari-Durrës nuk janë nisur mbrëmjen e shkuar nga brigjet e Italisë, për shkak të motit të keq me erë të fortë, ç’ka ka sjellë edhe det të trazuar e me dallgë.
Nga të dhënat e Qendrës së Informacionit, sipas Autoritetit Portual Durrës, mësohet se dy tragete të tjerë, “Rigel III dhe “AF Marina” janë nisur nga Durrësi drejt Barit sot rreth orës 00.40 dhe tashmë po ankorohen në portin italian.
Dy tragetet e tjerë “Rigel II” dhe “AF Francesca”, që pritej të mbërrinin rreth orës 21.00 të së dielës nuk u nisën dot nga Bari për arsye të motit të keq.
Kompanitë e lundrimit njoftojnë se kanë marrë masa për njoftimin e udhëtarëve me anë të telefonit për ndryshimet e orareve të nisjes së trageteve.