Vështirësi për lejen, qytetarët: Sistemi u bllokua, dolëm pa na ardhur ende përgjigjia se duam të hamë
Por ata thonë për ABC News, se kanë pasur vështirësi të marrin leje, dhe kanë dalë në rrugë vetëm me aplikimin e bërë, pa e pritur përgjigjen.
“Unë kam aplikuar por isha i detyruar që të merrja çfarë më duhej”, është shprehur një qytetar.
Ndërkohë një tjetër qytetare është shprehur se ka çuar dy herë mesazh, por s’ka marrë përgjigje.
Ka nga ata që mbas shumë përpjekesh kanë arritur të marrin një leje.
“Unë kam katër ditë që kam aplikuar me email, pastaj me mesazh, për sot. Por është e vështirë nëse do të bëhet përditë”, shprehet një qyetar.
Por në rrugë pati edhe pensionistë, të cilët nuk e dinë që e kanë të ndaluar të dalin në rrugë.
“Pse duhet të marr leje. Nuk e dija një gjë të tillë, do marr bukë dhe do iki”, shprehet nje pensioniste në rrugë.
Policia e shtetit ushtroi kontrolle në rrugë, duke ju kërkuar qytetarëve të tregojnë lejen në celularin e tyre, ndërsa policia bashkiake ishte e vendosur brenda tregjeve të kryeqytetit duke kërkuar mbajtjen e distancës.