“Vesi për të dalë të parët”, policia gjobit shoferët që gabojnë në kryqëzim (VIDEO)

Policia e Shtetit ka ngritur shqetësimin se udhëtarë dhe drejtues automjetesh duan të gjithë të dalin të parët, duke shtuar kësisoj rrezikun për aksidente. Përmes një video që tregonte shembuj konkret mbi shkeljet, policia tha se pavarësisht gjobave, një kategori drejtuesish janë të papërgjegjshëm e të padisiplinuar, aq sa nuk pyesin as për to.

“Nxitimi për të dalë të parët në radhë, mbetet një nga “veset”, që haset me shpesh jo vetëm tek përdoruesit e rrugës në tërësi dhe drejtuesit e mjeteve në veçanti, por edhe në aspekte të tjera sociale të shoqërisë sonë”, tha policia në reagim.

“Ajo që mbetet shqetësim, krahas rrezikut dhe konfuzionit që shkakton kjo kategori drejtuesish mjetesh, të pa disiplinuar, është fakti që edhe pse ndëshkohen thuajse çdo ditë, vijojnë të jenë përsëritës në paligjshmerinë e tyre, sa shqetësuese aq dhe e rrezikshme për të tjerët”, ishte reagimi i Policisë së Shtetit, që bëri publike edhe videon e shkeljeve për disa automjete.

SHKARKO APP