Vetëdorëzimi, flet avokati i Balilit: Klementi nuk iu shmang drejtësisë

Kur sot klienti i tij Klement Balili u vëtëdorëzua, avokati Theodhori Sollaku ka dhënë një prononcim për mediat. Ai theksoi se për asnjë çast klienti i tij nuk i ishte shmangur drejtësisë, ndërsa shtoi se ai u vetëdorezua kur u plotësuan kushtet. Mes të tjerash ai shtoi se tashmë që kishte ardhur letërporosia nga Greqia, Balili u dorëzua, duke shmangur sipas tij edhe harxhimet që do të kishte shteti shqiptar për qëndrimin e tij këto dy vite në burg.

“Ishte në polic për t’u përballur me akuzat janë ngritur ndaj tij. Është e vërtetë që ka dy vite që është në kërkim policor. Trysnia ka qenë e madhe për ta arrestuar edhe pse ska prova. Prokuroria ka kërkuar prova nga autoritetet greke. Tani që erdhi letërporosia dhe hetimet janë drejt përfundimit shtetasi Klement Balili vendosi të dorëzohej. Dhe shteti në këto dy vite do harxhonte lekë, do e mbante me ushqime dhe do kishte kosto. Ju e dini që një i burgosur e ka koston 50 euro në ditë. Në asnjë rasti ai nuk i është shmangur asnjëherë drejtësisë”, pohoi Sollaku.

vijon…

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?