Vëtëdorëzimi/ Juristi Gjata: Balili mund të lirohet për mungesë provash
Juristi Çlirim Gjata në studion e “Mbrëmja ABC” ka folur rreth vetëdorëzimit të Klement Balilit i njohur si “Eskobarit të Ballkanit”.
“Nëse sukseset e qeverisë maten me 2 vjet e gjysmë për arrestimin e një kriminei nuk e di se cili do quhej sukses. Ne kemi të bëjmë me një film dhe jo me një operacion. Ai doli nga shtëpia ku u takua dhe u përqafua dhe nuk pamë asnjë polic aty vetëm gazetarë. Unë nuk e di pse nuk i bëjnë gazetarët policë?! Kushti ka qenë i tillë se dorëzohu se na duhesh në këtë situatë të vështirë politike. Akuzat janë dhe mund të jenë super të rënda sa janë provat. Provat, fakti, dëshmitë deri më tani nuk janë të faktuara. Ekziston vetëm një dosje. Kjo çështje e tij do të vijojë duke shtyrë hetimet. Deri më tani kemi biseda mes kolegësh sepse ai pret të lirohet për mungesë provash”.
Ndryshimet e Qeverise
Në Kuvend u mbajt një seancë e jashtëzakonshte ku u miratuan dekretet e Presidentit Meta për shkarkimet dhe emrimët e ministrave të kabinetit qeveritar. Kuvendi miratoi dekretet e Presidentit me 76 votat pro të mazhorances ndërsa deputetët e opozitës bojkotuan këtë seancë. Opozita kërkoi që në nisje të seancës zhvillimin e një debati parlamentar për propozimet e kryeministrit Rama, po kjo kërkesë nuk u pranua nga mazhoranca.
“Është hera e parë pas 27 viteve që Ruçi mori pushtetin dhe i trajton deputetët si nxënës. Parlamentin nuk e trajton si organ politik por e shikon si një klasë. Situata politike e Parlamentit tonë sot është se ky Parlament ka rënë dhe nuk ekziston më si Kuvend. Që nga arroganca e Ramës, që nga fjalori që përdor që edhe stadiumi do ia kishte zili, ky Parlament ka rënë. Opozita nuk ka çfarë të bëjë. Ka rënë ligji ka rënë Parlamenti. Si nuk jep dikush një arsye se pse u shkarkuan dhe pse po emërohen këta. Duke filluan nga Xhafaj dhe ministrat e tjerë, pse nuk japin një arsye. Rama nuk e di se ku është”.
Më tej juristi është shprehur se Rama nuk ka të drejtë të mbajë postin e ministrit të Jashtëm. Kryeministri ka propozuar emrin e tij për këtë post, pasi Meta nuk dekretoi emrin e Gent Cakajt.
“Kushtetuta nuk e thotë se Rama ka të drejtë të bëhet ministër. Kryeministri po të dojë me ligj fut një nen aty dhe thotë se derisa të ngrihet Kushtetuta jam unë ministër. Zgjedhja e ministirit ka procedurë kushtetuese. Vetëm ministi mund të emërohet sepse e përcakton Kushtetuta. Nuk e parashikon Kushtetuta kërkund këtë që po shpik Kryeministri. Nëse Rama nuk emërohet nga Presidenti ai mund të çojë një emër tjetër”.
/abcnews.al
KOHA JONË SONDAZH

