Vetëdorëzohet në polici Stresi

Reperi i njohur Stresi dorëzohet në policinë e Kosovës pas disa muajsh që ishte shpallur në kërkim.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, tha se Arkimend Lushaj është paraqitur në stacion bashkë me avokatin e tij.

“Rreth orë 9:00, personi i kërkuar Arkimed Lushaj është vetëdorëzuar në polici së bashku me avokatin e tij. I njëjti ishte shpallur në kërkim nga policia para disa javësh”, u shpreh ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Stresi ishte shpallur në kërkim nga autoritetet e drejtësisë së Kosovë nën dyshimet se ishte përfshirë në një incident në një klub nate në Pejë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?